Gjinushi kundërshton kërkesën e opozitës për ndryshime në KQZ – (3 Shkurt 2001)


Gjinushi kundërshton kërkesën e opozitës për ndryshime në KQZ – (3 Shkurt 2001)

22:35 03/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Parlamentit Skënder Gjinushi, ka kundërshtuar sot kërkesën e opozitës për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Sipas tij, një gjë e tillë është krejtësisht e pa mundur pasi cenon Kushtetutën.

Skënder Gjinushi:- “Formulë e zgjedhjes së anëtarëve rregullohet në Kushtetutë. Opozita bëri shumë zhurmë vjet dhe pikërisht ishin ekspertët e OSBE-së, që vunë në kod edhe procedura të sforcuar dhe unë nuk di asnjë lloj formule tjetër të ofruar nga opozita. Madje këto vetëm kundërshtohen gjërat, vetëm prishen dhe kjo nuk është ndonjë çudi sepse frymëzuesi kryesor është Sali Berisha, i cili është specializuar që në 91 vetëm për të prishur”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme