Gjinushi takim me Arbër Xhaferrin – (14 Maj 1999)


Gjinushi takim me Arbër Xhaferrin – (14 Maj 1999)

11:40 14/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeparlamentari Gjinushi ka arritur sot të ulë në një tavolinë të përbashkët dy kreret e partive politike të shqiptarëve te Maqedonisë, Arbër Xhaferri dhe Abdurraman Haliti. Gjinushi u ka bërë apel Xhaferrit dhe Halitit të ushtrojnë influencën e tyre mbi politikanët e Lidhjes Demokratike që aktualisht ndodhen në Maqedoni, që kjo parti të zërë vendet e saj në qeverinë Thaçi. Në lidhje me këtë çështje kryeparlamentari Gjinushi u shpreh.

Skënder Gjinushi, kryetar i parlamentit:- “I sugjeruam njëri-tjetrit apo ramë dakort me njëri-tjetrin që ne do të ushtrojmë gjithë influencën tonë si shqiptarë, si kolegë, që të shkohet drejt unifikimit ose të mbahet ai unitet që u arrit. Dhe mos bëjmë hapa mbrapa por përkundrazi të bëjmë hapa para”.

Gazetari:- Kjo nënkupton pjesmarrjen e LDK në qeverinë Thaçi?

Skënder Gjinushi, kryetar i parlamentit:- “Ky është problemi aktual. Një ndër debatet aktuale, jo se është problemi i vetëm. Sepse këtu ka. Nuk është vetëm problemi të mbështesim këtë qeveri. Problemi është që të mos lejojmë pastaj edhe devijime nga kërkesa që kanë shqiptarët. Sepse ne pavarësisht duke u zhveshur nga çdo paragjykim nëqoftëse dikush nesër duke abuzuar me mandatin e vet del dhe flet në emër të Kosovës duke kërkuar një zgjidhje që s’është zgjidhje ai do të denoncojë dhe ne do të distancoheshim prej tij, kushdo qoftë ai”.tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme