Gjirokastër, 19-vjeçari kapet duke shpërndarë drogë në shkollë
Gjirokastër, 19-vjeçari kapet duke shpërndarë drogë në shkollë
Shpërndaje
13:32 28/04/2014Një 19-vjeçar nga Gjirokastra është kapur në flagrancë nga policia duke shitur cigare hashashi në oborrin e shkollës së mesme Pedagogjike.Policia e Gjirokastrës bën me dije se, ka arrestuar 19-vjeçarin L.Zisi, i cili ishte duke shitur drogë brenda oborrit të shkollës.Ndaj 19-vjeçarit rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.tvklan.al