Gjirokastër, 60 – vjeçari i vë flakën vetes


Gjirokastër, 60 – vjeçari i vë flakën vetes

11:44 04/04/2014 gjirokasterNjë mësues në Gjirokastër i ka vënë i ka vënë zjarrin vetes.

Laze Harshova fillimisht ka spërkatur trupin me benzinë në ambjentet e shkollës dhe më pas i ka vënë zjarrin me anë të një çakmaku.

Stafi pedagogjik i shkollës ka ndërhyrë menjëherë duke i ardhur në ndihmë 60-vjeçarit dhe pas disa përpjekjeve ka arritur të shuajë flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës Industriale në Gjirokastër.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 60 – vjeçari ka dëmtime të shumta në fytyrë.  Për momentin nuk dihen motivet që e shtynë atë të ndërmerrte një akt të tillë.

Tv Klan

 





Të ngjashme