Gjirokastër arrestohet një i kërkuar – (18 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Policia kriminale e Gjirokastrës, ka arrestuar dje shtetasin Çlirim Proko, person i kërkuar nga drejtësia për një sërë veprash penale. Proko 28 vjeç u arrestua nga agjentë civilë të policisë kriminale rreth orës 13 në fshatin Lazarat. Gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet e pushtetit vendor, Proko pengoi me armë zëvendës kryeministren Makbule Çeço dhe stafin e saj të hynte në këtë fshat.
Nga ana tjetër 8 muaj më parë, Proko sulmoi me armë në rrugën nacionale, poshtë fshatit Lazarat, grupin e gatshëm të policisë së Gjirokastrës, duke plagosur rëndë një policë. Kështu policia e Gjirokastrës, ka goditur edhe njëherë elementet e rrezikshëm të akuzuar për vepra të ndryshme penale./tvklan.al