Gjirokastër, nis përzgjedhja e kandidatëve për deputet (27 Mars 2001)
Pas mbledhjes së kryesisë dhe Komitetit Drejtues ,socialistët gjirokastritë kanë publikuar një listë me 15 kandidatët për deputetë në dy zonat e Gjirokastrës. Zgjedhja e kandiatëve u bë pas dy javësh diskutime dhe porpozime me dy këshilla zonale të PS-së të këtij rrethi. Ndër emrat e të zgjedhurve si kandidatë në zonat 89 janë dhe zëvendëskryeministrja Makbule Çeço si dhe ministri i Punëve Publike Spartak Poçi.
Ndërsa në zonën elektorale numër 90 spikat emri i deputetit aktual socialist Vangjel Taho si dhe Majkom Zeqo. Gjithashtu në këto kandidatura spikasin dhe njerëz të ardhur nga shoqëria civile. Lista e kandidatëve të propozuar do të votohet në konferencën e PS-së të Gjirokastrës ku për secilën zonë do të fitojnë 3 kandidatë./tvklan.al