Gjirokastër, operacionet e policisë për grumbullimin e armëve – (19 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas konferencës rajonale të jugut, për çarmatosjen e popullsisë, policia e komisariatit të Gjirokastrës, duket se e ka marrë seriozisht detyrën për grumbullimin e armëve. Sipas një skeme të re, operacionet e policisë brenda qytetit nisën qysh në orën 6 të mëngjesit.
Janë riaktivizuar strukturat e posaçme të grumbullimit të armëve dhe janë përfshirë në këto operacione dhe forca të tjera të komisariatit. Operacionet e nisura këtë javë do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Deri tani në Gjirokastër janë dorëzuar rreth 52% e armëve, të grabitura nga depot e ushtrisë gjatë trazirave të Marsit të vitit 1997./tvklan.al