Gjirokastër, Zyra Rajonale EKO – (27 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Çelet në Gjirokastër zyra rajonale e programit EKO financuar nga Bashkimi Europian. Është e teta zyrë që ky program hap në Shqipëri pas çeljes së shtatë zyrave të tjera në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Sipas përfaqesuesve të zyrës rajonale qëllimi i hapjes të kësaj zyre është monitorimi i të gjithë situatës në jug.
Ky program mbështet projekte zhvillimi në fushën e rikonstruksionit dhe pajisjeve të shkollave, por prioritet mbi çdogjë do ti jepet ujit të pijshëm. Në projektet e paraqitura nga OJQ, bëhet fjalë për rehabilitimin e disa shkollave në Gjirokastër, spitalet e Tepelenës dhe Përmetit.
Rikonstruksioni i një rrjeti të sigurt shpërndarës uji do të jetë puna jonë kryesore thonë përfaqësuesit e kësaj zyre. Financimet e vitit ’99 do të fillojnë nga fundi i Shtatorit dhe so të zgjasin deri nga fundi i këtij viti./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti