Gjirokastra, aktivitete të pasura për festat e fundvitit (24 Dhjetor 2000)


Gjirokastra, aktivitete të pasura për festat e fundvitit (24 Dhjetor 2000)

15:24 24/12/2000

Për festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Bashkia e Gjirokastrës ka zbukuruar qytetin me drita shumëngjyrëshe ku lexon “Gëzuar Vitin e Ri” dhe urime të tjera. Aktivitetet kanë nisur me koncertin e madh me këngëtarë e humoristë të rangut kombëtar në pallatin e sportit.

Gjithashtu për rininë studentore është hapur një disko e cila do të jetë në dispozicion të plotë të tyre gjatë gjithë këtyre ditëve. Ndërsa në sheshin përpara lokalit “Fantazia” do të ketë një pemë të zbukuruar dhe në ndërrimin e viteve aty do të mblidhen qytetarët me fishekzjarre në dorë të cilat do t’i ndezin pikërisht në ndërrimin e viteve.

Ndërsa nga lartësitë e kalasë, njësitë ushtarake të Divizionit Arbëria do të hedhin fishekzjarre me mortaja. Për këto festime, bashkia ka miratuar një fond prej 75 mijë lekësh për festimin e Vitit të Ri 2001 dhe 18 mijë lekë për zhvillimin e kampionatit të bashketbollit të institucioneve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme