Gjirokastra, qyteti i shkatërruar nga zjarret dhe tritolet (30 Gusht 1999)


Gjirokastra, qyteti i shkatërruar nga zjarret dhe tritolet (30 Gusht 1999)

11:58 30/08/1999

Banka Botërore vë në dispozicion një fond prej 9.6 milion lekësh për eleminimin e pasojave të lëna nga shpërthimi i tritolit në Bashkinë e Gjirokastrës. Janë dy firma ndërtuese të cilat kanë filluar të rindërtojnë pjesët e shkatërruara të godinës në vitet ’97-’98. Gjatë kësaj periudhe në Gjirokastër kanë ndodhur 15 shpërthime me tritol.

Janë shumë ndërtesa publike dhe private të hedhura në erë si shtëpia e lindjes e Enver Hoxhës, selia e PS lokale, banesa të punonjësve të konsullatës greke në qytet, ndërtesa e Prefekturës ,e Muzeut Etnografike e të tjera.

Banka Botërore kishte vënë në dispozicion një fond të veçantë për rregullimin e Prefekturës dhe të Muzeut Etnografik për të ardhur deri tek rindërtimi i Bashkisë e cila do të marrë pamjen e mëparshme. Ndërkaq ditët e fundit zjarret kanë djegur shumë shëtpi dhe sipërfaqe me pyje dhe shkurre në qytetin e Gjirokastrës. Janë rreth 2000 hektarë gjithsej prej të cilave 1500 me shkurre dhe 500 me pyje.

Në këtë qytet është djegur shtepia e familjes Bellai pjesëtarët e të cilës janë në emigracion. Nga flakët kanë marrë zjarr edhe dritaret e një Kishe Ortodokse që ndodhet pranë saj. Banorët u përpoqën për fikjen e zjarrit por pa sukses. Që nga trazirat e Marsit të vitit 1997 qyteti i Gjirokastrës nga një qytet kandidaturë për tu përfshirë në listat e UNESCO-s e mbrojtur si pasuri botërore e kulturës është kthyer në simbol të shkatërrimit nga flakët dhe tritoli./tvklan.al






Të ngjashme