Gjirokastra, qyteti në mëshirë të fatit ( 25 Tetor 1999)


Gjirokastra, qyteti në mëshirë të fatit ( 25 Tetor 1999)

15:50 25/10/1999

Monumentet dhe rrugët e Gjirokastrës në pikë të hallit. Premtimet për vënie dore në objektet e institucionet e vjetra gjirokastrite nuk kanë gjetur ende zbatim. Ora e madhe e Kalasë ka vite që nuk punon, akrepat e së cilës tashmë kanë zënë dhe ndryshk. Është premtuar për vënien në punë të saj nga USAID por fabrika zvicerane që ka premtuar prodhimin e mekanizmit të orës nuk është gati.

Muret e kalasë janë një rrezik për shtëpitë nën to. Rrëshqitje të vazhdueshme të tokës dhe rënie të gurëve të kalasë ka detyruar shumë banorë të braktisin shtëpitë e tyre. Rrapi shekullor në sheshin e Çerçizit nuk ekziston më. Dëshmitari historik i varjes së dy heroinave rrezikon të çahet. Një problem tjetër për gjirokastritët është përmbytja e rrugëve nga shiu. Shkaktare është puna e dobët e bashkiakëve që e kanë lënë bulevardin pa kanalizime e të paasfaltuar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme