Gjirokastra vuan mungesën e ujit (25 Shkurt 2001)


Gjirokastra vuan mungesën e ujit (25 Shkurt 2001)

15:56 25/02/2001

Mungesën e ujit ka filluar t’a ndjejë dhe qyteti i Gjirokastrës, sidomos studentët e konviktit të Universitetit të Gjirokastrës të cilët kanë katër ditë pa ujë. Sipas një kontrate ndërmjet Ndërmarrjes së Trajtimit Tregtar të Studentëve dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit, furnizimi me ujë i godinave duhet të jetë 3 herë në ditë me orare të përcaktuara.

Edhe pse nga ana e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve kuotat ndaj Ujësjellësit janë paguar rregullisht, kjo e fundit i ka shkaktuar jo pak probleme studentëve. Bëhet fjalë për 500 studentë të cilëve mungesa e ujit u ka vështirësuar mjaft jetesën. Edhe pse kohët e fundit janë bërë instalime të posaçme për një linjë që furnizon vetëm konviktet, puna e dobët ka bërë që tubacionet të çahen shumë shpejt dhe kështu të dalin jashtë përdorimit.

Studentët që këtë vit janë në sezon provimesh, për të plotësuar nevojat e përditshme, përdorin ujin e çisternave i cili është për kaldajat dhe që është krejtësisht i papastër. Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin probleme të tilla, studentët kërkojnë zgjidhjen e tyre nga ana e drejtorisë përkatëse si dhe mos përsëritjen e problemeve të këtij lloji./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme