
Gjithçka gati për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem
Në Jeruzalem po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e përurimit të ambasadës së re amerikane. Selia zhvendoset nga Tel Avivi në Jeruzalemin e konsideruar si kryeqyteti i përjetshëm i hebrejve. 14 Maji përkon me 70-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit të Izraelit.
Të ftuar janë 800 vetë vendas dhe të huaj. Përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara do të jenë e bija e Presidentit Trump, Ivanka, bashkëshorti i saj Xherd Kushner, Sekretari për Thesarin Stivën Mankin dhe zv/Sekretari i Shtetit Xhon Sallivën. Vetë Donald Tramp do të flasë nga Uashingtoni përmes një video-konference.
Por ceremonia bojkotohet nga pjesa më e madhe e përfaqësuesve nga vendet europiane, të cilët nuk e mbështetën vendimin e 6 Dhjetorit të kaluar të Donald Trumpit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Sipas mediave amerikane, kosto e ndërtimit të ambasadës arrin në rreth 400 mijë Dollarë dhe pritet të jetë plotësisht funksionale vitin e ardhshëm.
Tv Klan