Gjoba drejtuesve të mjeteve që shkelin masat anti-covid
Ndëshkohen 53 automjete në 24 orë
Policia Rrugore në Durrës po monitoron drejtuesit e automjeteve nëse i respektojnë rregullat anti-covid. Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë kontrolluar 260 mjete dhe 53 drejtues janë ndëshkuar me gjobë.
Plani i masave parashikon kontrollin e mjeteve të ndryshme, kryesisht atyre që transportojnë punëtorët e fasonerive, nëse e respektojnë ruajtjen e distancës fizike.
Tv Klan