Gjoba për ata që pijnë alkool në natyrë
Irlanda ka marrë masa të reja për ata që pinë alkool në natyrë. Sipas vendimit të marrë sot nga qeveria, ata që do kapen duke pirë alkool në natyrë do të gjobiten me jo më pak se 300 €.
Ky vendim është marrë, pasi qytetarët kanë shprehur shqetësime për grumbujt e njerëzve që mblidhen gjatë fundjavës dhe pinë në parqe.
Për shkak të masave kundër COVID-19 në Irlandë janë mbyllur të gjitha lokalet, por qytetarët po gjejnë mënyra të tjera për të pirë alkool duke u mbledhur në parqe, pasi këto të fundit vijojnë të jenë të hapur.
Ndërkohë zyrtarët e shëndetit publik kanë shprehur zhgënjimin e tyre që po shtohen rastet me COVID edhe pse janë marrë shumë masa kufizuese.
Vendi është në një bllokim gjashtë javor që nga 21 Tetori dhe të gjithëve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi./tvklan.al