Gjoba për avokatët dhe noterët pa licensë (25 Shkurt 1999)
Pjesa më e madhe e avokatëve dhe notereve janë pa licensen e duhur. Drejtoria e Tatimeve është hedhur në sulm tashmë dhe kundër përfaqësuesve të ligjit të drejtësisë. Pas gjobave dhe prerjes së aktivitetit për mjaft kioska dhe lokale, tashmë tatimorët u janë kundërvënë dhe avokatëve.
Vetëm 40 avokatë dhe notere në Tiranë kanë licensen e duhur që u lejon zhvillimin e aktivitetit të tyre në mbrojtje të të akuzuarve. Edhe pse janë lajmëruar prej kohësh nga Drejtoria e Tatimeve, 80% e avokatëve nuk kanë regjistruar emrin e tyre në listat e tatimpaguesve. Nëse deri tani avokatët kanë vazhduar punën duke injoruar regjistrimin si person juridik dhe duke u licensuar, tani e tutje ata do të duhet të respektojnë ligjin.
Nëse nuk e zbatojnë atë avokatët të cilët luftojnë për të vënë drejtësinë në vend, atëherë nga kush tjetër duhet pritur. Avokatët që nuk pajisen me licencë pranë Drejtorisë Tatimore brenda një kohe të shkurtër do të pësojnë ndëshkime të ndryshme, duke nisur që nga gjobat por duke mos përjashtuar dhe humbjen e të drejtës së profesionit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj