Gjoba për shoqatën në Durrës, Meta: Arbitrare dhe politike
E lidhur me gjobën prej 500 mijë Lekësh të vendosur për kryetarin e shoqatës Durrësi, ka reaguar Presidenti Meta.
Ai e cilëson si arbitrare dhe tërësisht politike. Duke publikuar një foto nga aktiviteti Kreu i Shtetit shkruan se është marrë leje nga bashkia e Durrësit për të dhe janë respektuar masat anti-Covid.
Meta ka garantuar kreun e shoqatës Durrësi se do ta mbështesë ne procedurat ligjore për të kundërshtuar këtë masë por dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ata që funksionin e tyre shtetëror e përdorin për politik, shantazhe e presion ndaj qytetarëve.
Tv Klan