Gjobat për rripin e sigurimit, edhe një ditë kohë
Edhe një ditë (deri më 10.09.2016)dhe në fuqi hyjnë ato që njihen si “supergjobat”, sa i përket rripit të sigurimit në automjet.
Policia prej ditësh vazhdon fushatën sensibilizuese dhe drejtuesit që kapen pa rrip sigurimi, vetëm këshillohen.
Kodi i ri detyron vendosjen e rripit edhe nga pasagjerët (para apo pas në automjet) dhe gjoba e parashikuar në rast të shkelje është nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Gjithashtu gjoba të rënda ka dhe për drejtuesit që nuk kanë mbajtëse, tek sediljet e pasme për fëmijët.
Nëse fëmija është nën 4 vjeç, atëherë duhet të mbahet në sediljen e pasme me mbajtësen. Nëse është mbi 4 vjeç mund të rrijë pas vetëm me rrip sigurimi./tvklan.al