Gjobë dhe dëbim për 11 rusët dhe serbët e arrestuar
Një gjykatë në Prishtinë vendosi të gjobisë me nga 250 euro, 5 serbë dhe 6 rusë, për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror. Ata u ndaluan të martën nga policia e Kosovës, në afërsi të fshatit Metergofc të komunës së Podujevës, pasi po kalonin kufirin në mënyrë ilegale.
Gjykata Themelore në Prishtinë i njoftoi secilit më vete, dënimin me gjobë prej 250 eurosh. Pas pagesës së gjobës, ata do të dëbohen nga Kosova.
Autoritetet kosovare thanë se e kishin njoftuar zyrën ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë. Ndërkohë zëdhënësi i ambasadës ruse në Beograd, Yuri Pichugin tha për agjencinë ruse të lajmeve TASS se një përfaqësues i zyrës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje.
Sipas tij, 2 prej 6 të rusve të ndaluar janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së një qytetari serb./tvklan.al