Gjobë dhe paralajmërime për 384 restorante
Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ka gjobitur 384 subjekte që funksionojnë si bare, restorante dhe fast-foode.
Sipas AKU këto subjekte nuk plotësonin kushtet higjeno sanitare, mungesë dokumentacioni shoqërues, mungesë të librezave shëndetësore të personelit, dhe mungesën e planit për të disifektuar vendin kundrejt brejtësve dhe insekteve.
Restorantet dhe fast food-et që nuk plotësonin kushtet higjeno sanitare janë evidentuar në qarqet e Durrësit dhe Vlorës.
Këto kontrolle do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit turistik, në të gjitha restorantet, baret, fast-food dhe markete.
Tv Klan