Gjobë kush tregton kaseta pirate (2 Nëntor 2000)


Gjobë kush tregton kaseta pirate (2 Nëntor 2000)

12:48 02/11/2000

Policia Tatimore në qytetin e Elbasanit ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjërë për të gjitha pikat e shitjes së kasetave pirate. Në një urdhëresë të veçantë Policia Tatimore ka njoftuar të gjitha pikat e tregtimit të kasetave se në rast se nuk janë të licensuara, nuk tregojnë burimin e blerjes së kasetave, ndaj tyre do të aplikohen gjoba shumë të rënda.

Shkak për fillimin e sulmit në shkallë të gjërë ndaj tregtimit të kasetave pirate kanë shërbyer ankesat e qytetarëve për të drejtat e autorit. Ndërkohë që disa nga pikat e tregtimit e kanë marrë seriozisht kërcënimin e tatim taksës. Shumë ambulantë vazhdojnë tregtimin në pika të ndryshme që qytetit./tvklan.al






Të ngjashme