Gjobë për Serena Williams
Ikona e tenisit Serena Williams ka marrë një gjobë të majme prej 17 mijë dollarësh pas incidenteve gjatë ndeshjes të së shtunës. Williams nuk mundi të rrëmbente dot titullin përpara japonezes Osaka, e cila arriti të fitojë përpara idhullit të të gjithë amerikanëve Grand Slamin e saj të parë.
Ndeshja e së shtunës është shoqëruar me mjaft incidente, që i kanë shkaktuar edhe penalizimin e Serenës. Sipas gjyqtarit, ajo ka shkelur rregullat duke marrë këshilla gjatë ndeshjes nga trajneri i saj, gjë që është kategorikisht e ndaluar.
Williams e ka mohuar diçka të tillë, duke justifkuar veprimin se sa herë luan në këtë fushë e ndjekin problemet. Por mesa duket kjo nuk e ka bërë t’i shpëtojë gjobës. Gjyqtari nuk ka qenë indiferent edhe ndaj thyerjes së raketës nga Williams, pasi kjo e fundit pretendoi mohimin e një pike.
Gjatë konferencës pas ndeshjes Ëilliams e ka cilësuar të gjithë këtë një sulm gjinor.
“Një gjë e tillë nuk do të ndodhte nëse unë do të isha mashkull. Kjo nuk është e drejtë”,
u shpreh për mediat ajo.
Por vendimi i gjytarëve të Us Open ka qenë i palëkundur pavarësisht qëndrimeve të Williams. Tashmë ajo duhet të paguajë 17 mijë dollarë për veprimet që shoqëruan ndeshjen e së shtunës.
Klan Plus