Gjobë pse qeni i lehu policisë
Protestuesi i Unazës së Madhe ndëshkohet nga gjykata me 2.4 milion lekë
Dorian Protoduari është një nga njerëzit më aktiv gjatë protestave për rreth 2 viteve, që kundërshtonin prishjen e banesave në Unazën e Madhe.
Ai tashmë duhet të paguaj një gjobë prej 2 milionë e 400 mijë Lekësh pasi në një vendim të Gjykatës së Tiranës thuhet si ai ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë momentit që po e shoqëronin në komisariat.
Por nga ajo se çfarë të bie më shume sy është arsyetimin në të cilën gjykata e ka dënuar me gjobë.
Qeni i tij, Reksi, tani nuk jeton më, por i ka lënë të zotit një kujtim jo fort të këndshëm.
Klan Plus