Gjobiten 1325 qytetarë për mosmbajtjen e maskave
1325 qytetarë janë gjobitur me 30 mijë Lekë të vjetra pasi u konstatuan nga policia për mosmbajtjen e maskave.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin prej subjekteve është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 Lekë secili. /tvklan.al