Gjobiten 253 këmbësorë, u hiqet patenta 16 shoferëve


Gjobiten 253 këmbësorë, u hiqet patenta 16 shoferëve

14:24 13/04/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit thotë se në të gjithë vendin janë gjobitur 253 këmbësorë me 100 mijë Lekë të vjetra, të cilët u konstatuan duke ecur në rrugë pa ndonjë arsye të veçantë apo emergjencë.

Po kështu, u është hequr patenta dhe ju bllokua mjeti 16 shoferëve pasi shkelën urdhrin e ndalim qarkullimit.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë qytetari me iniciale E.I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta.

Në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A. banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. /tvklan.al






Të ngjashme