Gjobiten 3 piratët, rrëmbyen anijen me ekuipazh
Një gjykatë në Nigeri ka gjobitur tre persona me nga 52 mijë Dollarë pasi morën peng një anije në Mars duke marrë 200 000 dollarë për lirimin e ekuipazhit. Këta janë të dënuarit e parë në shtetin e Afrikës Perëndimore që prej kohës kur në fuqi hyri ligji kundër piratëve.
Nigeria ka qenë në presion të madh nga industria e anijeve për të ulur grabitjet në Gjirin e Guineas. Aje ndodhin më shumë se 80% e rrëmbimeve në det në rang globi.
Tre personat e arrestuarit janë pjesë e një bande që rrëmbeu një anije në bregun e Guinesë Ekuatoriale në Mars. Ata besohet se kërkuan 2 milionë dollarë shpërblim për lirimin e ekuipazhit, por u paguan vetëm 200 000 dollarë.
Marina nigeriane mundi të bënte arrestimin e tyre. Në Gjirin e Guinesë gjatë pjesës së parë të këtij viti janë rrëmbyer rreth 50 ekuipazhe./tvklan.al