Gjobiten 300 automjete nga qarkullimi rrugor – (13 Shkurt 2000)


Gjobiten 300 automjete nga qarkullimi rrugor – (13 Shkurt 2000)

14:16 13/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Brenda një dite gjobiten 300 drejtues të automjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Gati në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës dhe linjat lidhëse me të gjatë kontrolleve të ushtruara vlera e gjobave arrinë shifren 300 mije leke. Madje tashmë janë vënë edhe postoblloqe policie në pjesë rruge që njihen për njëkalimshe, por që asnjëherë nuk zbatohet ky rregull, në të cilin arrinë të kapen edhe më shumë makina në flagrancë.

Vetëm policia e qarkullimit rrugorë ka vendosur 254 gjoba dhe bllokuar dy automjete. Këto gjoba të vendosura janë dhënë për mos respektim të normave të shpejtësisë, parregullsi në dokumente, si dhe parkim të automjeteve në zonat e ndaluara. Gjobat e tjera janë vendosur nga forcat e repartit Shqiponja. Të cilat kanë synuar të shënojnë në blloqet e tyre ato targa apo autovetura të parkuara në trotuare.

Në katër ditët e fundit të kësaj jave, policia e Tiranës ka gjobitur gjithsej 950 drejtues automjetesh. Por që java në vazhdim do të jetë sërisht gjobitëse dhe rregullsjellëse./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme