Gjobiten shqiptarët në Athinë, kërkonin të ktheheshin në Shqipëri
Disa shqiptarë në Athinë të cilët kërkonin të ktheheshin në Shqipëri, janë gjobitur nga policia greke pasi kanë shkelur urdhrin për të mos udhëtuar pa leje të posaçme.
Gazeta greke “Protothema” ka publikuar fotot kur policia greke gjobit shqiptarët, të cilët i gjeti në stacionin ndërqytetas të autobusëve në Athinë.
Shqiptarët, sikurse shkruajnë mediat greke, kërkonin të udhëtonin drejt qytetit të Igumenicës dhe prej andej të hynin në Shqipëri.
Por për shkak të urdhrave që ndalon lëvizjen në kuadër të masave kundër COVID-19, ata nuk u lejuan dhe u gjobitën me 300 Euro.
Në këto foto të publikuara nga shtypi grek, shihet patrulla e policisë e cila kontrollon dokumentacionin e shqiptarëve që do të udhëtonin me autobus. /tvklan.al