Gjobitet 200 mijë Lekë për xhamat e zinj, paguan kamatë prej portalit


Gjobitet 200 mijë Lekë për xhamat e zinj, paguan kamatë prej portalit

21:03 09/12/2020

Antonio Dajçi ka denoncuar në emisionin “Stop” një problem që i kanë shkaktuar xhamat e zinj të makinës. Dajçi për emisionin “Stop” tregon se në 19 shtator 2020 ka marrë një gjobë për xhamat e zinj dhe nuk e ka kundërshtuar atë. Gjobën e ka marrë në Kamëz në vlerën 200 mijë Lekë të vjetra pa komision.

Nga ana tjetër Policia i ka thënë se për 5 ditë, gjoba dilte në sistem dhe Antonio mund ta paguante më lehtë, por kjo gjë i ka shkaktuar probleme.

Në Shtator policia më ka gjobitur për xhamat e zinj se nuk i kisha me licencë. Gjobën e kam marrë në 19 Shtator e kam kërkuar në çdo sistem dhe nuk më ka dalë dhe unë s’e kam paguar dot”, tregon ai duke thënë se tashmë ai do duhet të paguajë dhe kamat vonesën.

Në këtë mënyrë, ai shkoi te posta dhe pika të tjera, por gjoba nuk dilte askund. Ai tregon se dhe gjoba të tjera i kanë dalë me vonë she ka paguar dhe kamat vonesa. Po ashtu Antionio tregon se dhe një shoku të tij i ka ndodhur e njëjta gjë ku përveç gjobës ka paguar dhe kamatën pasi nuk i ka dalë në sistem.

Për të vërtetuar këtë ai zhvillon një bisedë telefonike me shokun e tij ku sqaron të gjithë rastin.

Qytetari: Alo?

Antonio: Si kalove, a u lodhe?

Qytetari: Mirë, ça bane?

Antonio: Jam interesuar për këtë punën e gjobës, jam me këta të “Stop” si ka qenë puna jote me gjobë?

Qytetari: Mua më ka shkuar 250 mijë lekë, o burrë. Tani vonë më ka dalë.

Antonio: Për çfarë e more gjobën për rripin.

Qytetari: E mora për rripin e më doli shumë vonë.

Antonio: Në çfarë date e ke marrë gjobën.

Qytetari: Gjobën e kam marrë 08.08.2020, tek rrethrrotullimi Kamëz, tek Kali.

Gazetarja: Po në sistem kur ka dalë gjoba jote.

Qytetari: Para një jave.

Gazetarja: Ti je interesuar gjatë kësaj jave.

Qytetari: Po si s’jam interesuat! Çdo ditë jam interesuar edhe tek “e-Albania”, kam hyrë dhe s’e kam gjet, tha ke dal në Komision.

Gazetarja: Polici që të vuri gjobë tha se do dalë në sistem brenda 5 ditësh?

Qytetari: Po, po, po. Do dali në sistem tha, ke paguar, kontrollo tek “e-albania”, kontrollo nëpër pikat, që paguhen gjobat, uji, dritat, këto gjërat. Unë e kontrolloja, 0 komision, 0 komision, 0 komision, 0 komision. Para në jave doli 150 mijë lekë gjobë, plus 90 mijë lekë kamatëvonesë, 250.

Qytetari thotë se në policinë rrugore i thonë, se faji është i tij dhe duhet të paguajë gjobën bashkë me kamatë vonesën, por ai shprehet se problemi është i sistemit dhe jo e neglizhencës së tij./tvklan.al






Të ngjashme