Gjobitet portieri që konsumoi byrek gjatë ndeshjes
Wayne Shaw vazhdon të vuajë pasojat e byrekut të ngrënë gjatë ndeshjes mes Sutton dhe Arsenal e zhvilluar në 20 shkurtin e kaluar.
Portieri i dytë i skuadrës modest,e i cili u bë i njohur për këtë fakt është ndëshkuar nga komisioni i disiplinës me një gjobë rreth 400 euro dhe 2 muaj përjashtim.
Wayne Shaw përveç anës komike të veprimit të tij u akuzua edhe për veprim të qëllimshëm për të përfituar nga basetet. Një kompani kishte vendosur këtë variant basti, nëse portieri që peshonte 120 kilogramë do të hante diçka në stol gjatë takimit.
Kjo situatë bëri që klubi ta përjashtonte edhe pse vetë Wayne Shaw hodhi poshtë çdo akuzë.
Tv Klan