Gjobitet turisti
Nata e çmendur jashtë e një turisti australian me pushime në Europë përfundoi pas hekura, pasi u gjet në park publik i zhveshur nga mesi e poshtë.
Qyteti i Dubrovnikut në Kroaci është një ndër vendet e preferuara të turistëve, shpesh duke sjellë edhe pamje të tilla të pazakonta e shqetësuese për publikun. Turisti nga Australia u ndalua nga policia kroate për prishje të rregullit dhe qetësisë publike. Pasi e kishte zënë gjumi në stolin e parkut, ai edhe u fotografua pa pantallona. Më herët, sipas DailyMail, 32 - vjeçari ishte parë të ecte gjysmë i zhveshur nëpër rrugët e qytetit. Sipas policisë, turisti e kaloi natën duke pirë dhe nuk e mbante mend sesi kishte përfunduar në këtë gjendje. Pasi u arrestua, gjykata e la të lirë pasi e dënoi me gjobë./tvklan.al