Gjosha: Hapja e negociatave varet vetëm nga Vetting-u
E pranishme në takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha u shfaq në një konferencë për shtyp optimiste duke u mbështetur tek qëndrimin i kancelares se procesi i integrimit nuk do te sjelle surpriza.
Qeveria shqiptare sipas saj po shpreson që Komisioni Evropian pas mbledhjes se vendeve anëtare në dhjetor mund të dal me një raport të ndërmjetëm në funksion të vendosjes së një date për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Por Gjosha nuk harron të theksoj se i gjithë procesi varet nga fati i vettingu-t.
Ndryshe nga ajo që deklaruan deputetet gjermanë të CSU/CDU në Tiranë, ministria Gjosha thotë se parlamentet e vendeve anëtare mund të shprehen vetëm pasi qeveritë e tyre të marrin një vendim për pranimin e çeljes se negociatave, faza e cila sipas ministres se Integrimit, nuk ka arritur ende.
Një dite me pare kancelarja Merkel në krah të kryeministrit Rama vlerësoi hapat e hedhur nga Shqipëria në procesin e integrimit dhe siguroi për mbështetjen e vendit të saj./ TV KLAN