
Gjuante peshk me eksploziv, pranga 39-vjeçarit
Një person ka rënë në pranga të policisë pasi është kapur duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv.
Sipas policis ai është Arben Rakaj, 39 vjeç, banues në Shënkollë.
Ai është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesen e tij.
Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.
Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Peshkimi i ndaluar” ./tvklan.al