Gjuetia për klientët e prostitutës së infektuar


Gjuetia për klientët e prostitutës së infektuar

21:00 19/07/2020

Në qytetin siçilian Modica askush sot nuk po flet për gjë tjetër përveçse historisë së shoqërimit me prostitutën peruane, e cila për rreth pesëmbëdhjetë ditë ka ushtruar profesionin e saj dhe ka rezultuar me koronavirus.

Ajo dje u shtrua në spitalin në Foligno dhe sot u transferua në Perugia. Kushtet e saj nuk janë shqetësuese, por problemet e frymëmarrjes duken të rënda. Kryebashkiaku Ignazio Abbate është i shqetësuar, pasi njerëzit janë të alarmuar. Ai në fakt ka frikë nga një shpërthim i Covid-19 në qytetin e tij, deri tani me asnjë të prekur të vetëm nga koronavirusi.

“Ne i kërkuam prokurorit të gjente numrat telefonike të kontakteve të saj të paktën këto dy muaj, sepse klientët nuk po deklarohen, nga frika e bashkëshortëve të tyre. Qelizat e bashkangjitura në celularin e prostitutës peruane mund të ishin të dobishme për të gjurmuar rrugëtimin e saj nga Barcelona, ​​një nga vatrat e reja të Evropës drejt Italisë”.

Kryebashkiaku rrëfen për qindra telefonata që ka marrë në orët e fundit nga njerëz të frikësuar.

“Më thirri ne telefon një parukiere, ajo donte të dinte emrin e saj dhe të kishte foto të prostitutës, në rast se ajo ishte kliente e saj. Unë e kuptoj që njerëzit janë të alarmuar dhe gjithashtu e kuptoj se në këtë rast ekziston një hezitim i caktuar, një siklet për t’u kontrolluar. Por ne rekomandojmë fuqimisht ta bësh këtë, edhe sepse do të doja të ishte e qartë se kontrollet janë absolutisht konfidenciale”.

Po, por a mund të kontrollohet kushdo që ka qenë me të në një hapësirë ​​të mbyllur duke ruajtur të drejtën e intimitetit? Gjuetia për klientët e prostitutës peruane ka nisur gati në gjysmën e Italisë e me gjerë. Sipas anketës epidemiologjike, gruaja praktikonte profesionin e saj në Barcelona, ​ Romë, Modica, Romë dhe Foligno. Autoritetet shëndetësore përpiqen të rindërtojnë lëvizjet dhe takimet e saj me rreth tridhjetë klientë në qytetin siçilian, plus të gjithë njerëzit që mund të kenë udhëtuar së bashku me të me aeroplan, traget, autobus dhe trena.

Klan Plus






Të ngjashme