“Gjuha e gjakut”, romani i ri nga Kiço Blushi


“Gjuha e gjakut”, romani i ri nga Kiço Blushi

15:54 22/02/2014 KICO_BLUSHICili është burgu i vërtetë, ai që qëndron pas hekurave apo ai brenda nesh? Kësaj pyetje që secili prej nesh e bluan në çdo ditë të jetës së tij, shkrimtari Kiço Blushi është përpjekur ti japë përgjigje në librin e tij “Gjuha e Gjakut”.

Përmes personazheve të Maries, Ndreas, Lleshit apo Xhevries në veriun e Shqipërisë, autori na flet për një shoqërie egoiste që i tjetërson kuptimin togfjalëshit “Ji i lirë”.

Edhe pse ky proces do të kërkojë shumë më tepër kohë se rimëkëmbja e ekonomisë apo mjedisit të shkatërruar, Kiço Blushi, beson se flaka e vetëdijes do të ndizet.

Në morinë e botimeve të reja “Gjuha e gjakut” sjell në gjuhën e letërsisë ngjarje që i ndeshim çdo ditë në realitetin tonë por që pak përpiqemi t’i analizojmë. I ideuar si skenar filmi, për shkrimtarin e shumë librave dhe skenaristin në peliukulat e“Çifti i lumtur”, “Beni ecën vetë” apo “Nëntori i dytë”, ky roman është sinteza dhjetë vjeçare e idesë së Blushit mbi gjurmët që la pas tek individi gjakmarrja, ideologja dhe burgjet famëkeqe të komunizmit.





Të ngjashme