Gjukanoviç: Nuk i kontestojmë zgjedhjet, shkojmë në opozitë


Gjukanoviç: Nuk i kontestojmë zgjedhjet, shkojmë në opozitë

15:58 03/09/2020

Abazoviç zbulon kushtet për të marrë pjesë në qeveri

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç hedh poshtë mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve parlamentare të së dielës, ku blloku pro-serb u rendit forcë e dytë politike duke forcuar ndjeshëm pozitat krahasuar me 4 vite më parë. Duke folur për televizionin shtetëror austriak, Gjykanoviç thotë se partia e tij është e gatshme të dalë edhe në opozitë, nëse qeveria e re formohet nga opozita aktuale.

“Do të shohim nëse koalicioni tri-palësh që ka 41 vota, arrin marrëveshje të përbashkët për politike dhe programore për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi. Ne do ta pranojmë rezultatin sido që të jetë. Kemi qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe jemi partia më e fuqishme e momentit dhe do të vazhdojmë të bëjmë një opozitë të fortë”, është shprehur presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç  .

Ndërsa Dritan Abazoviç, partneri kyç i koalicionit opozitar me pro-serbët që pritet të formojë qeverinë e re sqaron në një intervistë për Dojçe Velen në serbisht se kusht i panegocjueshëm për përfshirjen në koalicione është krijimi i një qeverie ekspertësh dhe pa asnjë politikan.

“Ne nuk bëhemi palë me Gjukanoviçin, sepse i kemi dedikuar gjithë karrierën tonë politike luftës me regjimin e tij. Nga ana tjetër, qëllimi nuk është  partneriteti me pro-serbët. Kërkuam formimin e një qeverie me ekspertë dhe kolegët e opozitës pranuan. Aty nuk do të ketë politikanë, e as ndryshim të kursit europian të Malit të Zi”, është shprehur drejtuesi i partisë “Ura”, Dritan Abazoviç.

Abazoviç thotë se partia e tij do të jetë garante e ruajtjes së barazisë etnike dhe respektimit të minoriteteve në vend.

Tv Klan






Të ngjashme