Gjuriç: Nuk duan paqe në Prishtinë, po përgatisin luftë
“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt, është e qartë për të gjithë se në Prishtinë ka njerëz që nuk duan paqe, por po përgatisin një luftë”.
Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.
“Ramush Haradinaj ka të drejtë që nuk mund të ketë ndarje dhe këmbim të territorit të Kosovës dhe Metohisë, sepse i gjithë territori i KIM është pjesë e Republikës së Serbisë”,
ka shkruar ai në Twitter./Klan Kosova