Gjygjet e 14 Shtatorit dhe të Kafesë – (24 Shtator 1999)


Gjygjet e 14 Shtatorit dhe të Kafesë – (24 Shtator 1999)

10:53 24/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pamjet filmike të paraqitura si prova nga Prokurori duhet t’i kalojnë ekspertizës. Këtë ka kërkuar pala mbrojtëse në seancën e sotme gjyqësore të procesit të 14 Shtatorit për grupin e parë të të akuzuarve. Shumë prej avokatëve mbrojtës kanë deklaruar se shumë prej fotografive të bashkangjitura kasetave nuk mund të paraqiten si prova të veçanta materiale.

Sipas tyre këto prova mund të jenë edhe fallsifikuar për të vërtetuar akuzën e prokurorisë të klasifikuar si kryengritje e armatosur. Pritet që në seancat e ardhshme të paraqiten prova nga pala mbrojtëse për të hedhur poshtë akuzën e ngritur ndaj 13 të pandehurve të grupit të parë, në procesin e shumpërfolur të 14 Shtatorit.

Po sot është zhvilluar dhe seanca e tretë e hetimit gjyqësor për dosjen Murati Do Brazil. Prokuroria kishte thirrur për të dëshmuar 28 vetë nga të cilët u paraqit vetëm një, shoferi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Shërbimet e doganierve në pika të ndryshme është një procedurë normale që ndjek kjo drejtori.

Meqënëse nuk u paraqiten dëshmitarët Prokurori lexoi dëshmitë e disa prej tyre mes të cilave dhe dëshmia e Ardian Maçit, Drejtorit aktual të Doganave, i cili nuk kishte djeni për maunet me kafe. Është vazhduar me paraqitjen e disa provave shkresore. Sipas organit të akuzës ky grup akuzohet për veprën penale të kontrabandës në dëm të buxhetit të shtetit me vlerën rreth 500 mijë dollarë./tvklan.al






Të ngjashme