Gjygji i Zani Çaushit , mungojnë dëshmitarët (21 Janar 1999)
Asnjë dëshmitar në gjygjin e Zanit. Myrteza Çaushi me shokët e tij janë ulur përsëri në bankën e të akuzuarve Në seancën e sotme që zgjati shumë pak gjyqtari i çeshtjes Martin Deda ftoi të dëshmonin dëshmitarët e akuzës, por asnjë nga dëshmitarët nuk kanë hyrë në sallë për të dëshmuar sepse asnjëri prej tyre nuk kishte ardhur.
Janë shumë të paktë dëshitarët e ardhur në procesin ndaj Zanit. Por dhe ata pak që kanë dënjuar të ndihmojnë drejtësinë, nuk i kanë hartuar një akuzë direkte Zanit. Të vetmet dëshmitare që kanë dëshmuar kundër janë dy gra nga Vlora të cilat akuzojnë jo Zanin por një nga shokët e tij se ka vrarë Dajën. Të gjithë dëshmitarët e tjerë jo vetëm që nuk e kanë akuzuar Zanin por e kanë falenderuar atë për ndihmën e dhënë atyre.
Kështu një grup punonjësish të spitalit të Vlorës në dëshmitë e tyre pohuan se Zani ka mbajtur me ushqime kuzhinën e boshatisur të një institucioni mjekësor në Vlorë gjatë rremujave të vitit 1997. Ndërsa në seancën e fundit një qytetar nga Vlora tha se vetë Zani i kishte shpëtuar jetën të birit të tij të marrë peng.
Gjyqtari Martin Deda e mbylli seancën duke vendosur të Hënën e ardhshme si ditën e rinisjes së procesit meqë asnjë nga dëshmitarët e thirrur nuk u paraqit. Të Hënën do të jetë rradha e dëshmisë edhe të dëshmitarëve të mbrojtes./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj