Gjykata Administrative heq pezullimin për ndërtimet te Liqeni


Gjykata Administrative heq pezullimin për ndërtimet te Liqeni

11:43 14/07/2016

Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative, për vazhdimin e punimeve të kompleksit me pallate deri në 17 kate, tek diga e Liqenit Artificial.

Vendimi i marrë në 1 Korrik u zbardh dy javë me vonesë. Gjykata i dha të drejtë firmës të vazhdojë punimet, pas ndërprerjes së bërë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Por në një reagim të Bashkisë së Tiranës thuhet se, ky është një vendim abuziv dhe i marrë nga dy gjyqtarë në konflikt interesi.

Vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky akt nuk është përfundimtar, pasi ende Gjykata nuk ka folur për lejen e ndërtimit, e ankimuar nga Bashkia.

 

Për të disatën herë, Kryebashkiaku ka shprehur vendosmërinë për të mos lejuar ndërtimin e këtij kompleksi tek diga e Liqenit Artificial.

Veliaj siguroi se vendimi i marrë me 1 Korrik nuk mundëson nisjen e punimeve, pasi çështja është ende në proces gjykimi për mosvlefshmërinë e lejes së ndërtimit, duke bërë që masa e bllokimit të punimeve të mbetet ende në fuqi.

Tv Klan






Të ngjashme