Gjykata, Banda e Mandelës – (24 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ka startuar seanca gjyqësore ndaj të ashtuquajturës Banda e Mandelës. Të akuzuar për shumë vepra penale 8 nga 13 antarët e kësaj bande janë ulur përballë akuzave të prokurorëve Rajmonda Berisha dhe Alket Mersini. Çështja gjykohet nga Ilir Pashai, ndërsa pesë vetë nga kjo bandë po gjykohen në mungesë.
Në këtë gjyq seancat e të cilit parashikohen të vazhdojnë gjatë, janë thërritur rreth 30 dëshmimtar për të dëshmuar veprat penale të kryera nga e ashtuquajtura banda e Mandelës. Sot janë kërkuar të paraqiten 12 dëshmitarë por vetëm dy janë paraqitur. Edhe pse janë pyetur ata nuk kanë akuzuar asnjërin prej antarëve të bandës për veprat penale të paraqitur nga prokuroria.
Sipas drejtuesve të çështjes gjyqi në fjalë ka patur vështirësi në çështjen e dëshmimtarëve dhe avokatëve mbrojtës. Pas seancës së sotme priten të zhvillohen seanca të tjera maratonë, për vetë faktin se banda ka shumë anëtarë në përbërjen e saj./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe