Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës


Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës

15:46 06/06/2016

Gjykata e Apelit të Shkodrës nuk ka pranuar ankimin e ish–Drejtoreshës, së shtëpisë së fëmijës, Albana Llazani dhe 4 punonjëset e Rafaela Camaj, Shpresa Nishani, Najada Rramollit dhe Violeta Marku.

Trupi gjykues i ka lënë në burg duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe keqtrajtimin e të miturve.

Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se, tre vajza të mitura të moshës 6, 11 e 12 – vjeç janë abuzuar seksualisht dhe fizikisht.

Punonjëset e shtëpisë së fëmijës kanë neglizhuar kryerjen e detyrës së tyre dhe për këtë arsye tre të miturat kanë rënë pre e dhunës seksuale.

Kjo sipas Prokurorisë vërtetohet edhe nga akt – ekspertimi i kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Me vajzat, sipas hetimit, është abuzuar gjatë ekskursioneve që shtëpia organizonte. Gjatë këtyre udhëtimeve grupit i janë bashkuar edhe djem të punonjësve të Shtëpisë së Fëmijës, të cilët kanë abuzuar me të mitura.

Por në seancë, avokatët kanë ngritur pretendimet se djali i ish – drejtoreshën vuan nga autizmi dhe për këtë kanë kërkuar një riekspertim të ri.

Tv Klan






Të ngjashme