Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu
Gjykata e Apelit e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dhe ka urdhëruar pushimin e çështjes penale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Ai akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera.
Sipas hetimit, Mziu sëbashku me dy zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kamëz, kishin abuzuar me tenderin e rrugës Valias i Ri – Laknas, duke i sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej disa milionë lekë.
Vendimi është pritur me ovacione në sallë nga mbështetësit e Kryebashkiakut.
Menjëherë pas vendimin, Mziu foli për mediat duke sqaruar se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.
Prokuroria gjatë kësaj seance kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi Kryetarin e Bashkisë Kamëz me 2 vite burg.
Tv Klan