Gjykata e Beogradit lë Millosheviçin në burg – (3 Prill 2001)


Gjykata e Beogradit lë Millosheviçin në burg – (3 Prill 2001)

13:10 03/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Millosheviçi do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur gjykata e Beogradit, që ka hedhur poshtë kërkesën e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, për t’u liruar dhe për t’u hetuar në lirim, mbi akuzat për korrupsion dhe abuzim pushteti. Avokati i tij Toma Fila tha, se nuk kishte pritur që kërkesa të pranohej.

Ndërkaq sipas ministrit të brendshëm jugosllav Dushan Mihajlloviç, ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, mund të dënohet me vdekje. Ai do të përballet me akuzat për krime të rënda, që e mbartin edhe dënimin kapital. Autoritetet e drejtësisë në Serbi nuk e kanë akuzuar deri tani Millosheviçin për ndonjë krim të rëndë, që të mbart dënimin me vdekje. Aktualisht Millosheviç përballet me konspiracion kriminal dhe korrupsion./tvklan.al






Të ngjashme