Gjykata e Durrësit, dëshmi të reja në gjyqin e bandës së taksistëve – (8 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj bandës së taksistëve. Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Faktit të Durrësit, nën masa të rrepta sigurie, u pyetën katër dëshmitarët e parë të thirrur nga akuza. Ndër to, dëshmitë më interesante i ka ofruar Majlinda dhe Perparim Nuzi, fëmijët e Jonuz Nuzit një nga të akuzuarit kryesor.
Ndërkohë po sot në sallën e gjyqit u dëgjuan Dashamir Poga, taksist nga Mamurrasi dhe Gëzim Shala të dy ndërmjetës në shitjen e taksive të grabitura. Kurse i akuzuari kryesor Erjon Bushi, i kërkoi trupit gjykues të dëshmonin Ferit Hushi dhe djemtë e Rexhep Qyrës, i viktimës së parë të bandës. Gjyqi ndaj 7 anëtarëve të bandës së taksistëve, pritet të vazhdojë me fakte të reja./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora