Gjykata e Durrësit, gjyqi i Gentian Ballës – (21 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
U zhvillua në Gjykatën e Durrësit, gjyqi kundër Gentian Ballës, i ekstraduar nga Interpoli vetëm disa ditë më parë. Ai bashkë me tre shokët e tij, akuzohen për vrasjen me paramendim të Artur Hushës. Ngjarja ka ndodhur tek 4 rrugët e Shijakut. Atë ditë rreth mesditës, personat në fjalë, kanë ekzekutuar me armë zjarri Hushin.
Sipas hetimeve të policisë, shkak për vrasjen ka qenë një grindje banale. Gentian Balla, pas ngjarjes u largua jashtë vendit dhe deri tani ai është gjykuar në mungesë nga Gjykata e Faktit të Durrësit. Gentian Ballës në sallën e gjyqit iu bë e ditur akuza, vrasje me paramendim në bashkëpunim./tvklan.al