Gjykata e Faktit Tiranë vazhdon procesin gjyqësor për Idajet Beqirin – (23 Tetor 2000)


Gjykata e Faktit Tiranë vazhdon procesin gjyqësor për Idajet Beqirin – (23 Tetor 2000)

19:17 23/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në Gjykatën e Faktit të Tiranës, ka vazhduar dhe sot, procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri, si dhe ish-funksionarit të Ministrisë së Rendit Dilaver Bengasi, të akuzuar në mungesë për përvetësim të 70 mijë dollarëve nëpërmjet mashtrimit. Sipas akuzës Bengasi dhe Beqiri, kanë marrë sasinë e parave për të nxjerrë nga burgu ish-shefin e policisë rrugore në Peqin, Gjon Hasani.

Shoferi i Gjonit, ka dëshmuar se bashkëshortja e eprorit të tij Eva Bllaci, ka dhënë para dy të pandehurve. Si dëshmitar është pyetur edhe shoferi i Partisë Uniteti Kombëtar, i cila ka treguar se Idajet Beqirit, Gjon Hasani i kishte premtuar një makinë, nëse do ta nxirrte nga burgu./tvklan.al






Të ngjashme