Gjykata e Hagës kërkon të akuzuarit për krime lufte nga Beogradi – (24 Janar 2001)


Gjykata e Hagës kërkon të akuzuarit për krime lufte nga Beogradi – (24 Janar 2001)

12:35 24/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përpjekjet e kryeprokurores së OKB-së, për krimet e luftës, Karla del Ponte, për të ekstraduar ish-presidentin Sllobodan Millosheviç, kanë pësuar një goditje tjetër. Ministri i Jashtëm Goran Svilanoviç dhe presidenti jugosllav Voislav Koshtunica, kanë deklaruar se ish-udhëheqësit e vendit të tyre, të kërkuar për krime lufte duhen gjykuar vetëm në gjyqet jugosllave.

Protestues të inatosur qëlluan me vezë makinat e delegacionit të zonjës Del Ponte, pas takimit me Ministrin e Jashtëm Jugosllav Zvilanoviç. Kryetarja e gjykatës së Hagës, i ka dorëzuar autoriteteve të Beogradit, një urdhër-arresti të ri, për ish-udhëheqësit jugosllav, të akuzuar për krime lufte./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme