Gjykata e Lartë e Floridas pritet të shpall presidentin e ri të SHBA – (20 Nëntor 2000)


Gjykata e Lartë e Floridas pritet të shpall presidentin e ri të SHBA – (20 Nëntor 2000)

10:16 20/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në teori sot duhet të shpallet presidenti i SHBA, por praktikisht shumë pak mendojnë se emri i presidentit të ri do të zgjidhet sot. Gjykata e Lartë e Floridas, hap sot portat e saj në orën 14 me orën lokale, për të dëgjuar avokatët e secilit kamp. Secila palë ka të drejtën të shpreh opsionet e saj për një orë.

Njerëzit e Al Gorit do të përpiqen, që të bindin shtatë gjyqtarët e lartë të Floridas, që të vazhdojnë numërimin me dorë të votave në tre konte të diskutuara dhe pas kësaj të jepen 23 votat kolegjiale të Floridas. Ndërsa avokatët e Bushit do të kërkojnë ndalimin e numërimit, pasi dhe votat postare janë në favor të Bushit, që udhëheq me 930 përpara.

Në qoftë se gjykata e Floridas, sot merr parasysh avokatët e Gorit, atëherë Amerikës do t’i duhen edhe 14 ditë të tjera për të marrë vesh se kush është presidenti i ri i vendit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme