Gjykata e Lartë rrëzon Emiljano Shullazin
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin për Emiljano Shullazin dhe Blerim Shullazin, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ta.
Vendimi është marrë në Dhomën e Këshillimit dhe togat zeza kanë argumetuar se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur bazuar mbi prova bindëse.
Ndërkohë për Gilmando Danin, pjestari tjetër i grupin i arrestuar, nuk është vendosur ende.
Gjykata e Lartë ishtë hallka e fundit, ku tre personat e arrestuar në kuadër të një grupi të strukturuar, mund të tentonin lirinë.
Deri në përfundim të hetimeve, ata do të qëndrojnë në paraburgim.
Prokuroria për Krimet e Rënda e akuzon Emiljano Shullazin për disa vepra penale, si gjobëvenie, kanosje, vendosje eskplozivi dhe përvetësim prone.
Aktualisht hetuesit janë në fazën e marrjës së dëshmive të personave që dyshohet se janë kërcënuar nga Shullazi.
Tv Klan